Goli i Muntarit? Mjaft më
Antonio Conte karikon Juventusin në prag të ndeshjes delikate ndaj Lecce dhe nuk harron të thumbojë rivalët e Milanit: "Ne luftojmë për diçka magjike, ndërsa Lecce për mbijetesë. Kemi arritur të kualifikohemi direkt për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm dhe duhet të vazhdojmë për të kurorëzuar ëndrrën me titullin kampion".

Tekniku i bardhezinjve "ngacmoi" edhe Milanin që renditet në vend të dytë me tre pikë më pak kur mungojnë edhe tre ndeshje nga fundi i kampionatit.

" Nëse Allegri vazhdon të qajë golin e Muntarit janë problemet e tij. Unë nuk futem sërish në këtë polemikë. Unë do të flas pasi të ketë mbaruar sezoni, atëherë kur ta kuptoj nëse kam fituar apo jo. Nuk ishte ndeshja direkte që ndaloi vrullin e Milanit", deklaroi Conte.

Më tej ai shtoi: " Milani u ndal vetë. Ishte shtatë pikë para nesh pas sfidës që barazuam në San Siro dhe humbi shumë pike të tjera në vazhdim. E mira është që kuqezinjtë të flasin me objektivitet".

Juventus do të luajë në transfertë ndaj Lecce të mërkurën në orën 20.45. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2012, ora 19:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori