Një futbollist anonim nga Kili ka shënuar atë që shumë mirë mund të jetë
goli më i bukur me roveshatë që është shënuar ndonjëherë në historinë e futbollit.
Në derbin e së dielës ndaj Toledos, në kategorinë e tretë të Spanjës,
Gomez u hodh në roveshatë nga 27 metra dhe shënoi.
Me shpinë nga porta,
Gomez ndaloi fillimisht
topin me
gjoks dhe me një lëvizje të shpejtë goditi me roveshatë me këmbën e djathtë.
Goli u bë edhe më i veçantë duke qenë se Socuellamos fitoi 1-0 ndeshjen.
Shtuar më 25/04/2016,
ora 15:08