Goli ndaj Napolit e fut Haaland në historinë e Championsit
Po kwrkohet nga gjysma e Europws, sulmuesi 19 vjeçar i Salzburg vazdhon tw mahnisw çdo minutw qw luan.

Norvegjezi i Salzburg arriti t’i shënonte dje sërish Napolit dhe numëron shtatë gola Champions League. Kur realizoi tre herë në portën e Genk në debutim mund të kishte diskutime mbi nivelin e kundërshtarit.

Gjithsesi askush nuk ka më dyshime, pasi nuk është e lehtë t’u shënosh fituesve në fuqi të Champions League, Liverpoolit, dhe Napolit tre herë në dy ndeshje. Shifrat e kanë përfshirë 19-vjeçarin në historikun e Champions League.

Haaland bëhet lojtari i katërt në historinë e këtij kompeticioni që shënon në katër ndeshjet e para. I pari e ka bërë Ze Carlos me POrton, në sezonin 1992/93. Në vitin 1995 e ka përsëritur legjenda Alessandro Del Piero dhe në sezonin 2013/2014 Diego Costa.
Shtuar më 06/11/2019, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori