Goli që fshiu "merimangat" zgjidhet si më i bukuri i muajit në Premier League (VIDEO)
Goli i Victor Wanyama në ndeshjen Liverpool - Tottenham është vlerësuar si më i bukuri në muajin shkurt në “Premier League”.

Ai erdhi në minutën e 80 nduke barazuar golin e Salah në minutën e 3-të. Ndeshje e cila pati dhe 2 gola të tjerë në shtesë për të përfunduar 2-2.

Për këtë çmim Wanyama konkurroi me emra të mëdhenj të kampionatit si Danilo, Mario Lemina, Jose Izquierdo, Mohamed Salah, Sergio Aguero dhe Adam Smith.

Pas çmimit 26-vjeçari tha: “Ishte një nga golat më të bukur që kam shënuar ndonjëherë. Thjesht reagova ndaj lojtarëve të Liverpool dhe nuk u mendova dy herë dhe e godita topin, thjesht e lashtë të fluturojë.” /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori