Golin ndaj Beneventos, Morata ia dedikon Xhakomo Vrionit (VIDEO)
Xhakomo Vrioni dhe Alvaro Morata kanë krijuar prej disa kohësh një miqësi të ngushtë. Dy futbollistët e Juventusit, ndajnë momente së bashku dhe në rrjetet sociale mund të shohim fotografi të shumta mes tyre.

Vrioni do të operohet vetëm pak ditë më vonë dhe pritet të mungojë për disa muaj te Juventusi. Për t’i dhënë kurajo futbollisti të kombëtares shqiptare në këto momente të vështira, Morata i dedikojë golin e shënuar ditën e djeshme ndaj Benevento-s: "Forca Xhakomo", ishin fjalët e thëna nga futbollisti spanjoll përpara kamerave. Një gjest i bukur nga spanjolli, që tregon edhe njëherë afrimitetin që ka me futbollistin shqiptar.
Shtuar më 29/11/2020, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori