Gomes nuk ka ndërmend të ndryshojë vendimin për të ardhmen
Sipas raporteve të mediave spanjolle, Andre Gomesdëshiron vetëm të largohet nga Barcelona këtë verë pas vetëm dy sezonesh me klubin katalunas.

Mesfushori portugez ka mbetur nën hijen e gjigantëve të mesfushës katalunase si Andres Iniesta, Sergio Busquets, Paulinho, Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho, mes opsioneve të preferuara në mesfushë.

Raporti i gazetës El Mundo Deportivo sqaron që tani Gomes ka kërkuar largimin nga Camp Nou pas përfundimit të këtij sezoni, ku Juventusi është shumë i interesuar të flasë me të në lidhje me një lëvizje gjatë verës. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2018, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori