Gomesit i kthehet buzëqeshja, falenderon tifozët për mbështetjen
Pëlqej
Andre Gomes i besafoi të gjithë duke treguar se si kritikat kanë ndikuar keq tek ai, ai ka marrë mbështetje të mëdha.

Por pas deklaratës së guximshme Gomes ka marr mbështetje nga fansat e Barcelonës, por edhe të klubeve të tjera pas fjalëve të tij. Ditën e sotme ai përmes një postimi në rrjetet sociale i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

“Faleminderit shumë të gjithë juve që me keni dërguar mesazhe”.

“Jam shumë mirë dhe po mendoj që ta ndihmoj skuadrën për ta arritur një tjetër mbrëmje magjike në Camp Nou”.

“Vetëm kjo ka rëndësi”, ka shkruar ai me shpresën se sot do të bëjë pjesën në planet e rëndësishme të Valverdes për ndeshjen kundër Chelseat. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori