Gomez-Messi "mbretërit" e Europës
Me tripletën e shënuar ndaj Napolit, sulmuesi i Bajern Munih, Mario Gomez Garcia renditet përkrah Lionel Messi-t në krye të klasifikimit të golashënuesve më të mirë në Champions League.

Sulmuesi i bavarezëve i është përgjigjur me të njëjtën monedhë tripletës së Messit me Viktoria Plzen duke shënuar edhe ai një tri-golësh ndaj Napolit.

Gjermani i natyralizuar dhe argjentinasi kryesojnë kështu me 5 gola rënditjen e golashënuesve në Ligën e Kampioneve të ndjekur nga Doumbia i CSKA Moska me 4 gola dhe Ibrahimovic, Villa, Frai, Shirokov, Ailton dhe Hulk me nga 3 gola. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori