Gonalons, ideja e fundit për mesfushën e Milan
Goleada ndaj Chievos në San Siro nuk mund të fshijë problemet e shumta që ka Milani në këtë sezon. Mbi të gjitha në repartin e mesfushës ku mungojnë futbollistët cilësorë, të cilët mund të marrin frenat e skuadrës në dorë.

Kështu, Administratori i Deleguar i kuqezinjëve, Adriano Galliani po mendon të sjellë në ekip një mesfushor, i cili mund ti bashkohet Ricardo Montolivos dhe emri më fundit që qarkullon është ai i Maxime Gonalons, mesfushori 23-vjeçar i OIympique Lyon, i cili vlerësohet nga klubi francez me shifrën e 7 milionë eurove.

Më parë 23-vjeçari është kërkuar edhe nga Napoli. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2012, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori