Gonzalo Higuain kthehet këtë fundjavë për Milanin
Sulmuesi i Milan, Gonzalo Higuain pritet që të jetë gati për ndeshjen e kësaj jave kundër Chievos.

Argjentinasi ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi muskulor dhe alternativë për të ishin Fabio Borini dhe Patrick Cutrone që po ashtu kanë vuajtur nga lëndimet kohëve të fundit.

Megjithatë, tani, sipas Sky - El Pipita është afër kthimit dhe do të jetë në stërvitje me grupin që nesër.

Varësisht nga kushtet e tij dhe gjendja e tij do të shihet se a është gati ai për ndeshjen kundër Olympiacosit në Europa League por ajo që është e sigurt ai do të jetë gati kundër Chievos. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori