Shokë tek Real-i, pse u grinden Ronaldo dhe Higuain (VIDEO)
Derbi i Italisë mes Milanit dhe Juventusit rezultoi fatale për Gonzalo Higuain.

Numrin 9, si rrallë here nuk e kishim parë gjaknxehtë në fushë.

El Pipitën nuk e mbajtën nervat teksa pas një faullli ndaj Benatia, argjentinasi u ndëshkua me karton të verdhë në minutat e fundit të takimit nga gjyqtari Matteo Melzani, i akuzuar shpesh herë nga Tifozët e Milanit.

Sulmuesi tentoi të sulmonte arbitrin madje u përfshi në sherr dhe me Cristiano Ronaldon, me të cilin Higuain ka luajtur bashk në sulm tek Real Madrit për 4 sezone.

Ylli portugez ndërhyri për të sqaruar situaten por argjentinasi u tregua i ashpër duke mos kursyer as 5 herë fituesin e topin e artë.

Megjithate Higuain nuk u pajtua me ndërhyrjen e gabuar ndaj Benatia ndaj fyeu Gjyqtarin i cili menjëherë e ndeshkoi me kartonin e dytë të verdhë duke e largur nga fusha në minutën e 83. Ndërkohë pas daljes nga fusha Higuain shpërtheu ne lot duke mos e kapërdirë dot kartonin e kuq ndaj tij.

Ndërkohë 31 vjecari do ti mungojë Milanit në ndeshjen ndaj Lazio në 25 nëntor./albeu.com/
Shtuar më 12/11/2018, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori