Gonzalo Higuain udhëton për në Londër?
Gonzalo Higuain i ka thënë lamtumirë shokëve të tij të skuadrës në Milan dhe stafit, kurse sonte pritet që të udhëtoj në Chelsea për ta kompletuar transferin e tij.

Sulmuesi nuk u ftua për të udhëtuar me skuadrën në Genoa për ndeshjen e së hënës në mbrëmje në Marassi, pasi trajneri Gennaro Gattuso shpjegoi që ai “nuk ishte mentalisht gati”.

Ai është gjithashtu i pa fokusuar për negociatat që janë duke u mbajtur për një ribashkim me ish trajnerin e tij të Napoli, Maurizio Sarri.

Juventus ende e ka në kontratë Higuain, kurse ai i ishte bashkuar Milanit në një sezon huazim që ju kushtoj atyre 18 milionë euro me opsion për ta blerë për 36 milionë.

Raportohet që Pipita i ka thënë lamtumirë shokëve të skuadrës dhe stafit sot, duke pastruar dhomën e tij pas stërvitjeve në Milanello.

Ai pritet që të udhëtojë në Londër sonte apo nesër, ku është vëllai i tij Nicolas që tashmë ka mbajtur takime me drejtuesit e Chelseat.
Shtuar më 20/01/2019, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori