Gotze: Guardiola nuk ka ndjenja, Klopp sillet si baba
Pëlqej
Mario Gotze së fundmi ka folur mbi marrdhënjet me dy ish-trajnerët e tij, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.

Për Guardiolën, ai është shprehur se është një trajner i mmirë por i mungon ana njërzore dhe ndjenjat që nuk i shpreh kurrë kundrejt lojtarëve.

Gotze tashmë është rikthyer në Dortmund, në eksperiencën e tij të dytë në këtë klub, ndërsa për trajnerin që e stërviste në këtë klub ai ka treguar se Klopp sillej si baba me lojtarët.


“Pep Guardiola ishte teknikisht një nga trajnerët më të mirë, një pasuri e jashtëzakonshme, por kisha ndjenjën se ai mendon vetëm për imazhin e vet. Ndjeshmëria tek ai nuk ishte aq e madhe. Nuk ishte e lehtë për mua, thjesht sepse erdha nga Klopp, i cili ishte si një baba për futbollistët. Pep ishte një ndryshim i plotë. Një trajner i klasit botëror ka nevojë për ndjeshmëri. Çdo sportist është gjithashtu njerëzor dhe ju duhet t’i kombinoni të dyja”. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2018, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori