Gotze: Kam ende shumë për të dhënë
Pëlqej
Mario Gotze, autori i golit që i dha Kupën e Botës Gjermanisë përballë Argjentinës në finalen e Botërorit të Brazilit, deklaroi në intervistën e parë të dhënë pas turneut se kurrë nuk e humbi besimin tek vetja, edhe pse deri në finale nuk kishte zhvilluar një Botëror të mirë.

"Stërvitesha me intensitet dhe besoja tek mundësitë e mia. Edhe pse jam i ri, kam treguar se di t’i përballoj situatat e vështira", tha lojtari i Bayern Munchen për "Bild".

"E di që kam cilësi dhe që mund t’i tregoj në momentet e vështira", shtoi Gotze, i cili tha se edhe pse tani është shndërruar në heroin e Gjermanisë nuk pret një trajtim ndryshe nga Pep Guardiola tek klubi bavarez.

Në lidhje me të ardhmen, 22-vjeçari garantoi se ka ende shumë për të dhënë: "Dua të luaj dhe të kënaqem. Në dy sezonet e fundit kam shënuar 34 gola dhe kam dhënë 35 pasime për gol, por kam ende shumë për të treguar. Dua të kem më shumë përgjegjësi në klub dhe kombëtare". /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori