Grabitësit i kthejnë makinën mamasë së yllit të Romës (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e së mërkurës, kur Nikolo Zaniolo dhe e ëma e tij Françeska po ndiqnin Juventusin kundër Ajax-it (Zaniolo është tifoz bardhezi) dhe festonin golin e Cristiano Ronaldos, disa grabitës i kishin vjedhur makinën mamasë së futbollistit, e cila e mësoi këtë fakt vetëm mëngjesin e djeshëm, teksa i duhej që të dërgonte të birin në stërvitjen e Romës.

Por, pasi lajmi u bë publik dhe denoncimi u krye në polici, dje ka ardhur surpriza e madhe, teksa mamaja e Zaniolos e ka gjetur automjetin sërish poshtë shtëpisë, në vendin ku iu grabit. /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2019, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori