Granada bën historinë, 11 lojtarë nga 11 vende të ndryshme në fushë
Granada shkruan emrin në librin e artë të La Ligas, Skuadra spanjolli fitoi mbrëm 4-1 ndaj Real Betisit, në ndeshjen hapëse të javës së 23-të të kampionatit spanjoll. Veç fitores, kjo ndeshje spikati për diçka tjetër. Granada doli në fushë me 11 lojtarë me kombësi të ndryshme.

Kjo ndodh për herë të parë kjo në La Liga, në një kampionat ku është njohur dhe ekstremi tjetër më herët, me Atletik Bilbaon që aktivizonte vetëm lojtarë baskë.

Granada bën historinë,” është titulli i Marca-s. “Për herë të parë në historinë e kampionatit, një ekip e nisi lojën me 11 lojtarë të kombësive të ndryshme.”

Po kush qenë lojtarët e formacionit të Granadës që e nisën mbrëmë ndeshjen ndaj Betisit dhe që bënë historinë në kampionatin spanjoll?

Ochoa (meksikan), Ingason (islandez), Foulquier (francez), Gaston Silva (uruguajan), Litri (spanjoll), Agbo (nigerian), Hongla (kamerunas), Carcela (maroken), Ëakaso (ganez), Andreas Pereira (brazilian), Adrian Ramos (kolumbian).



Shtuar më 18/02/2017, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori