Granit Xhaka kacafytet me futbollistin serb (VIDEO)

Arsenal ka fituar 3-0 në përballjen e dytë ndaj BATE Borisovit në “Emirates”, për t’u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europa League

Në minutat e fundit, Xhaka pati një kacafytje me serbin e BATE-s, Bojan Dubajic, pasi ky i fundit ndërhyri ashpër në mbrojtësin, Nacho Monreal.

Kjo i pengoi mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka që u vërsul menjëherë drejt serbit.

Megjithatë, gjakrat u qetësuan shpejt dhe gjyqtari përfundoi takimin. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori