Granit Xhaka nuk e ka vendin e sigurtë te Arsenali, "topçinjtë" presin oferta
Mesfushori Granit Xhaka është duke ‘luftuar’ që të shpëtojë karrierën të Arsenali.

Trajneri i "Topçinjve", Mikel Arteta njësojë si bordi e shohin të papranueshëm kartonin që mori kosovari në ndeshjen ndaj Burnleyt.

Sipas Sportsmail, pavarësisht që Xhaka ka qenë titullarë që nga viti i kaluar, klubi është i hapur që ta shesë lojtarin.

Problemet me disiplinë dhe kritikat e mëdha nga publiku, kanë ndikuar që e ardhmja e lojtarit të vazhdojë të jetë në dyshime.

Mbetet që në javët në vijim të vendoset e ardhmja e Xhakës.
Shtuar më 15/12/2020, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori