Granit Xhaka postim emocionues Leonitës për ditëlindje (FOTO & VIDEO)
Granit Xhaka ia ka uruar ditëlindjen Leonitës me një postim emocionues në llogarinë e tij në rrjetin social, Instagram.

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka ka bërë një dedikim për bashkëshorten e tij, Leonitën e cila sot feston ditëlindjen.

Graniti ka publikuar në rrjetin social Instagram, një video përmbledhëse të fotografive të tyre më të bukura.

"Për vajzën e cila më ndihmojë ta kuptoj definicionin e jetës në thelb. Ditëlindja jote është një ditë shumë speciale për mua dhe shumë e rëndësishme për ne të dy. Të dua shumë bukuroshja ime, zemra ime dhe vetë jeta ime. Shpresoj që të gjitha dëshirat tua të plotësohen, të uroj që të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet.

Shumë urime ditëlindjen dhe se bashku të festojmë të gjitha ditëlindjet tjera. Të dua", ka shkruar Graniti krahas videos.

Ndryshe, në muajin janar të vitit 2018, Graniti dhe Leonita kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. /albeu.com/
Granit Xhaka postim emocionues Loenitës për ditëlindje (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 31/03/2019, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori