Granit Xhaka rrëfehet për duelin me Taulantin, ja kë kërkon në gjysmëfinale
Granit Xhaka është i përqendruar te sfida ndaj Shqipërisë, e cila është gjithmonë e më pranë. Përballja me Taulantin, ka qenë edhe tema e një interviste për mediat gjermane.

23-vjeçari mundohet t’i fsheh emocionet, duke theksuar se nuk e ka problem faktin që do t’i duhet të mposhtë Taulantin.

“Dy-tre javët e para pas shortit, ishte shumë e veçantë për ne. Të gjithë na pyesnin sesi do të mund të luajmë kundër njëri-tjetrit. Tani mendoj se të dy nuk e kemi problem, pra e kemi kaluar atë faze emocionuese”

Graniti është i bindur se Zvicra mund të surprizojë në Europian, madje gjen rastin edhe të thumbojë gjermanët.

“Ne jemi gati, madje shpresoj që në gjysmëfinale të përballemi me Gjermaninë dhe ta eliminojmë. Le t’i lëmë mënjanë shakatë, skuadra e Loë është favorite për ta fituar turneun.”
Shtuar më 08/06/2016, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori