Granit Xhaka tek Atletiko Madrid?
Granit Xhaka, duke nisur nga sezoni i ardhshëm mund të luajë me skudrën kampione në fuqi të Spanjës, Atletiko Madridin.

Atletico Madrid e ka seriozisht interesimin për transferimin e mesfushorit të Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka, shkruan Bild.de.

Sipas kësaj të përditshmeje, ylli kosovar është në listën e këtij ekipi si një blerje e rëndësishme për ta përforcuar skuadrën.

Xhaka thuhet se kushton 25 milionë euro, ndërsa këtë edicion ka qenë ndër lojtarët më të mirë të Borussia Monchengladbachut.

Nuk është vetëm Atletiko që ka shprehur interes për Xhakën, por edhe Interi dhe Milani./albeu.com/
Shtuar më 10/04/2015, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori