Grant, trajner i ri i West Hamit
Albeu.com
Eksperti izraelit i futbollit, Avram Grant (55) është menaxher i ri i klubit anglez West Ham (ku luan edhe Valon Behrami), shkruan portali Soccernet. Granti të enjten është takuar me bordin drejtues të klubit londinez dhe me këtë rast ...... është rënë në ujdi për një bashkëpunim trevjeçar, kurse Granti do të fitojë 3 milionë funte sterlina në vit.

Ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, pasi pritet që Grant të marrë leje pune, por kjo çështje do të duhej të zgjidhej gjatë javës së ardhshme.

Granti është ish trajner i Izraelit dhe i Chelseat, kurse sezonin e kaluar ishte në paninën e Portsmouthit, i cili ra nga Premier League. Granti do të zërë vendin e Franco Zolës, i cili u largua nga klubi para dy javësh.
Shtuar më 29/05/2010, ora 08:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori