Greizman është i gatshëm ti bashkohet Barcelonës
Barcelona tentoi gjatë në merkaton e verës së kaluar për të bindur Antuan Griezman që të transferohet në Catalunjë, por francezi u tundonte nga ideja për të fituar Champions Ligën me Atleticon e Madridit në shtëpi.

Finalja e madhe e këtij sezoni do të luhet në "Wanda Metropolitana" dhe ëndrra e madhe e të gjithëve në kampin "colchoneros" ishte mbërritja aty. Diçka e tillë nuk ndodhi, pasi Cristiano Ronaldo mendonte ndryshe dhe tashmë ka filluar të mendojë ndryshe edhe vetë "ylli" i ekipit të Simeones.

Siç raporton "Mundo Deportivo", kampioni i botës me Francën dëshiron të luajë ne një ekip me Mesin sezonin e ri. Griezman dëshiron shumë transferimin te Barcelona, aq sa është gati të pranojë një rrogë më të vogël.

28-vjeçari përfiton 23 milionë euro në sezon tek Atletico. Ai është gati të heqë dorë nga 7 milionë euro dhe të pranojë një rrogë prej 16 milionësh në sezon, aq sa ofronte dhe klubi katalanas verën e kaluar. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2019, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori