Gremio vendos çmimin e brazilianit të kërkuar nga Milan dhe Man City
Everton Sousa Soares është një lojtar që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane falë paraqitjeve fantastike te brazilianët e Gremio-s gjatë muajve të fundit.

Këtë javë, sulmuesi luajti ndeshjen e tretë te Brazili dhe tregoi aftësitë e tij në miqësoren ndaj Republikës Çeke.

Pas takimit, ai është pyetur nga televizionet italiane për një kalim të mundshëm te Milan dhe përgjigjet:

“Pse jo? I kam thënë edhe Paqueta-s se, nëse gjithçka shkon mirë, mund të jemi shokë ekipi. Jam i lumtur për interesin e klubeve evropiane. Të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Sipas Goloboesporte, Milan ka që prej dhjetorit që është në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit. Gremio e vlerëson 40 milionë euro lojtarin.

Megjithatë, me interesin tepër të madh, vlera e tij mund të rritet deri në fund të sezonit.
Shtuar më 30/03/2019, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori