Greqi-Serbi, miqësorja dëshpëruese e Ballkanit
Një prej kundërshtarëve të Shqipërisë në Grupin I të Eliminatoreve të Euro 2016, Serbia, do të zhvillojë sot në mbrëmje një miqësore me Greqinë. Sfida do të zhvillohet në shtetin helen, në orën 18:00.

Të dyja shtetet njihen për bashkëpunimin e ngushtë që kanë mes tyre dhe sfida e sotme duket se do t’i bashkojë edhe më shumë. Të dy kombëtaret vijnë në këtë miqësore pas humbjeve respektive që pësuan në takimet e fundit eleminatore: Greqia u mund në fushën e vet nga Ishujt Faroe, gjë që solli edhe shkarkimin e trajnerit Claudio Ranieri, ndërsa nga ana tjetër, Serbia, e cila ndodhet në një grup me Shqipërinë, të premten mori një goditje të rëndë në fushën e vet, pasi u mund 3-1 nga Danimarka.

Pas kësaj ndeshjeje, shpresat e serbëve për t’u kualifikuar janë shumë të pakta gjë që solli edhe dorëheqjen e teknikut holandez Dick Advocaat. /albeu.com/



Shtuar më 18/11/2014, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori