Grezda: Do bëjmë të njëjtën gjë si në Europianin e fundit
Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e para eliminatore për "Euro 2020" me Turqinë dhe Andorrën.
Te Kuqezinjtë, pas një kohe të gjatë, është kthyer sulmuesi, Armando Sadiku, i cili vuajti një dëmtim të rëndë me futbollistin që nuk e fshehu gëzimin e tij që do ta veshë përsëri fanellën Kuq e Zi.

Probleme me lëndime ka pasur gjithashtu së fundmi edhe Eros Grezda, që ka lënë prapa ditët e këqija dhe do të jetë nën urdhëratë e Christian Panuccit për ndeshjet e marsit.
Eros Grezda pranoi se ka kaluar një periudhë të vështirë, por tani është gati për këto dy ndeshje nga të cilat ai shpreson të marrë maksimumin.

"Pata një periudhë shumë të vështirë në dy muajt e fundit, u ktheva pardje dhe ndihem shumë mirë. Gjatë kohës që kam qenë i lënduar kam punuar", tha Grezda.

"Kemi lojtarë cilësorë, të cilët janë në formë. Do të bëjmë maksimumin, trajneri do të bëjë zgjidhjet e veta. Duhet të shkojmë për gjashtë pikë, pasi luajmë më Turqinë në shtëpi dhe me një ekip me të vogël se vetja", shtoi ai.

"Në Evropianin e fundit kemi bërë shumë mirë, dhe këtë herë do të bëjmë të njëjtën gjë, kemi një grup shumë të mirë, duam të bëjmë gjithë kombin krenar".

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Turqisë në 22 mars në "Loro Borici" të Shkodrës, më pas do të udhëtojë drejt Andorrës ndaj së cilës do të luajë më 25 mars.
Shtuar më 18/03/2019, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori