Grezda gjen golin në Kroaci, i shënon Dinamo Zagrebit (VIDEO)
Futbollisti i Shqipërisë Eros Grezda ka gjetur golin në javën e tretë të kampionatit kroat.

25-vjeçari barazoi sfidën me kampionët në fuqi të Kroacisë Dinamo Zagrebin në minutën e 48-të të takimit.


Ky është goli i parë në këtë sezon për Grezdën. Futbollisti nuk u grumbullua sërish nga trajneri i Shqipërisë Edi Reja.

Me golin e sotëm, Grezda lë pas historinë e dënimit pas gjysmëfinales së Kupës së Kroacisë me Rijekën në 31 maj.

Ai goditi lojtarin rival Çolak duke pretenduar se e kishte fyer në ndjenja kombëtare. Por, goli i sotëm mund të bindë Rejën që në ndeshjet e ardhshme t’i besojë Grezdës.
Shtuar më 30/08/2020, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori