Grezda: Golin e parë ia dedikoj babait
Pëlqej
Eros Grezda shënoi golin e parë me fanellën e Kombëtares shqiptare në ndeshjen e sotme ndaj Turqisë.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH-së, mesfushori tregoi emocionet e përjetuara dhe përqafimin me Panuçin.

Goli i parë me Kombëtaren

“Ishte një ndjesi e veçantë që të shënonim edhe pse ishim me një futbollist me pak në fushën e lojës. Golin e parë me fanellën e Shqipërisë ia dedikoj babait tim dhe jam i lumtur që goli im i solli fitoren Kombëtares.”

• E ardhmja dhe zerat për kalimin te Lacio

“Nuk dua të flas për të ardhmen, pasi ndihem mirë te skuadra e Osijekut. Nuk dua të flas për zërat rreth merkatos, pasi kam babain që merret me pjesën jashtë fushës.”

• Përqafimi me Panuçin

“Nuk e prisja atë moment. Isha i emocionuar. Vendi i parë që më shkoi në mendje ishte te pankina, teksa Panuçi më hapi duart dhe e përqafova”. u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 00:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori