Grezda i thotë "po" kombëtares U-21
Pëlqej
Mesfushori ofensiv i klubit slloven “NK Aluminij”, Eros Grezda, i cili po tregon rezultate të mëdha në kuadër të futbollit slloven, ka bërë me dije se ka pranuar ftesë për të luajtur me kombëtaren shqiptare U-21.

“Kam marrë ftesë nga kombëtarja U-21 e Shqipërisë për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të zhvillohet më 8 tetor në Rumani. Këtë ftesë e kam mirëpritur dhe me këtë rast ju siguroj se do ta jap maksimumin tim në kombëtaret tonë Shqipërinë”, ka deklaruar Grezda për “Epokën e re”.

Shtuar më 29/09/2014, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori