Grezda ishte lojtari më i mirë i Kombëtares kundër Italisë, por mediat italiane bëjnë një super gafë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Eros Grezda bëri një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen përballë Italisë, edhe pse kombëtarja shqiptare u mund me rezultatin 0-1.

Performanca e tij u vlerësua nga mediat italiane, por meritat duket se i ka marrë dikush tjetër. “Corriere dello Sport” ishte ajo që e vlerësoi sulmuesin me notën 6.5, më e larta për kuqezinjtë, por ndërkohë në foton e bashkangjitur emrit të tij, ishte vendosur ajo e Amir Rrahmanit.

Edhe pse e cilësojnë si më të rrezikshmin për Shqipërinë, mesa duket italianët nuk ia kanë fiksuar fytyrën Grezdës. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2017, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori