E FUNDIT/ Aksident në Tiranë, makina plagos këmbësorin
Grezda rikthehet protagonist, shënon supergol me Rangers (VIDEO)
Eros Grezda është rikthyer protagonist me skuadrën e akademisë së Rejxhërsit. Futbollisti shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në sfidën miqësore ndaj Hadërsfilldit, që u fitua nga anglezët me rezultatin e thellë 5-1.

Futbollisti i Kombëtares, realizoi me një goditje mjaft të bukur nga distanca, duke vendosur baraspeshën e përkohshme në minutën e 57-të, ndërkohë në 30 minutat e mbetura të lojës, anglezës arritën të shënonin edhe 4 gola të tjerë, duke vulosur shifrat në 5-1.

Pas shumë peripetsirash të kaluara, Grezda është rikthyer protagonist, teksa do të kërkojë të fitojë besimin e trajnerit, për t’u rikthyer tek ekipi i parë.
Shtuar më 20/10/2019, ora 08:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori