Grezda titullar me Rangers, tregon emocionet e ndeshjes
grezda00
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Eros Grezda luajti titullar me Rangers në fitoren që skocezët arritën në kampionat. Ai tregoi për vështirësitë e kësaj ndeshje dhe dallimet mes kampionatit skocez dhe atij kroat.

“Jam shumë i lumtur që luajta me ekipin, por ishte pak e vështirë për mua për shkak të shiut dhe erës së fortë. Megjithatë, në fund ishte shumë e rëndësishme të merrnim tre pikët, ndaj jemi të lumtur. Kundërshtari u mbrojt mirë dhe la pak hapsira, por pas golit të parë loja u bë më e lehtë.

Ka disa ndryshime futbolli këtu dhe në Kroaci. Atje është futboll më teknik, ndërsa këtu ka më shumë vështirësi pasi duhet më shumë shpejtësi. Por unë besoj se si futbolli kroat dhe ai skocez është i mirë për mua, pasi kërkon shumë agresivitet dhe shpejtësi, cilësi të cilat unë i kam”, tha Grezda. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2018, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori