Griezmann: Beckham është idhulli im
Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka thënë se ai mban fanellën me numër 7, sepse idhulli i tij i fëmijërisë ishte David Beckham.

Griezmann, i cili ishte një finalist humbës në Ligën e Kampionëve dhe në Euro 2016 sezonin e kaluar, dhe vesh mëngët e gjata në nderim të ish-mesfushorit të krahut të Manchester United.

Francezi i ka rezistuar interesimit nga klube të tjera këtë verë për të qëndruar në Atletico, por la të kuptohet se mund të krahasohet me Beckhamin vetëm duke luajtur në Ligën Premier në të ardhmen.

“Më pëlqeu shumë Beckham. Ai ishte idhulli im. Kjo është arsyeja pse unë veshë fanellën me mëngë të gjata dhe fanellën me numër 7”, u shpreh Griezmann për The Guardian.

Ndërsa, kur u pyet nëse ai ndonjëherë mund të joshet nga perspektiva e luajtur në Angli, ai u përgjigj: “Po, pse jo. Nëse unë jam jashtë kontratës me Atleticon, unë do t’ia bëj vetes këtë pyetje?”, u përgjigj sulmuesi francez./Albeu.com/
Shtuar më 21/08/2016, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori