Griezmann dëshiron të jetë pjesë rëndësishme e Barcelonës
Ylli francez i Barcelonës, Griezmann, nuk ka pasur sezonin më të mirë të mundshëm me katalanët, duke mos plotësuar pritshmëritë e tifozëve.

Spekulimet për transferimin e mundshëm të Lautaro Martinez ose Neymar te Barcelona, nuk e frikësojnë francezin, i cili është shprehur i vendosur të vazhdojë në ‘Camp Nou’ dhe të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës.

"Unë dua të jem pjesë e rëndësishme e skuadrës, brenda dhe jashtë fushës, të shijoj futbollin dhe të ndihmojë shokët e skuadrës të fitojnë secilën ndeshje", ka thënë Griezmann për faqen zyrtare të Barcelonës.

Tutje, lojtari ka folur edhe për ndeshjen kundër Mallorca, e cila do të jetë e para për Barcën pas pauzës së Covid-19.

"Kam pasur mundësi të pushoj; mendoj se ka më shumë se pesë vite që nuk kam pushuar kështu, prandaj mendoj se do të ketë efekt të mirë dhe jam gati për ndeshjen", ishin fjalët e francezit.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Griezmann, gjatë merkatos së verës.
Shtuar më 11/06/2020, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori