Griezmann do Barcelonën, gati të sakrifikojë pagën
Antoine Griezmann do vetëm Barcelonën. Është ky artikulli i prestigjozes Mundo Deportivo e cila bën me dije se francezi është i gatshëm të sakrifikojë pagën prej 23 milion eurosh që merr tek Atletico për të shkuar tek Barcelona, shkruan Albeu.com.

Po sipas gazetës katalannase Griezmann do të kalonte tek Barcelona për një pagë reth 16 milionë eurosh në vit.

Ndërkohë Barça është e përgatitur të paguajë klauzolën e blerjes prej 120 milionë eurove për të afruar francezin në Camp Nou.

Ndërkohë për të blerë francezin Barcelona do të nxjerrë në shitje Courinhon i cili nuk ndihet i lumtur te Barcelona. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2019, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori