Griezmann, drejt Barcelonë për më shumë trofe?
Pëlqej
Pas një paraqitje të mrekullueshme Antoine Griezamnn arrit të shënojë dopiet në finalen e djeshme të Europa League duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një trofe shumë të rëndësishëm.

Griezamnn tashmë ka fituar dy trofe me skuadrën e Atletico Madrid dhe thotë se shpreson që të fitojë akoma më shumë.

“Unë u largova nga shtëpia kur isha 14 vjeç sepse kam dashur të fitoj trofe, ky është trofeu im i dytë pas Superkupës dhe shpresoj se do të vijnë më shumë”, u shpreh Griezz, për BeIN Sports

Antoine Griezmann është përfolur shumë për një kalim tek Barcelona, dhe dëshira e lojtarit për të fituar sa më shumë trofe mund të plotësohet tek Barça.

Atletico Madridi deri më tani ka hedhur poshtë se ka një marrëveshje, por lojtari besohet të ketë një marrëveshje personale me klubin katalanas. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori