Griezmann i vendosur: E ardhmja ime, para Botërorit
Pëlqej
Antoine Griezmann ka përsëritur se do të bëjë një njoftim për të ardhmen e tij para ndeshjes së parë të Francës në Kupën e Botës.

Barcelona mbetet destinacioni më i mundshëm për Griezmann në qoftë se ai vendos të largohet nga Atletico.

Edhe një javë më parë sulmuesi premtoi se do të zbulojë vendimi e tij për të ardhmen përpara hapjes së Kupës së Botës.

Kështu që atij i mbetet edhe një javë kohë pasi ndeshja e parë e Francës është të shtunën e ardhshme kundër Australisë.

"Disa njerëz në Spanjë kanë thënë se unë do qëndroj, të tjerët që po shkoj" i tha ai Telefoot.

"Do ta deklaroi para se të luajmë ndeshjen tonë të parë. Kupa e Botës nis për Francën të shtunën e ardhshme, kështu që ka ende kohë " ka shtuar Griezmann. /albeu.com/

Shtuar më 10/06/2018, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori