Antoine
Griezmann në merkaton e verës ka qënë shumë pranë kalimit te
klubi i
Barcelonës, por në ditët e fundit të merkatos ai refuzoi duke vazhduar me klubin e Atleticos.
Së fundmi francezi e ka pranuar se ka qenë e vështirë për të refuzimi i ofertës së
Barcelonës gjatë verës, mirëpo përkrahja e Atletico Madridit e ka ndihmuar atë që të vazhdojë qëndrimin.
“Është shumë e vështirë ta refuzosh Barcelonën”, ka thënë
Griezmann.
“Mirëpo jam te
klubi ku ndihem i rëndësishëm, dhe ku ata ndërtojnë një projekt rreth teje”.
Griezmann ka shënuar gjashtë gola deri më tani në La Liga, me Atletin në pozitën e tretë në renditje, një pikë më pak se Barcelona në krye./albeu.com/
Shtuar më 19/11/2018,
ora 09:47