Griezmann: Jam larguar nga shtëpia që në moshën 14 vjeç
Pëlqej
Antoine Griezmann ishte njeriu i ndeshjes mbrëmë në finale ndaj Marseilles. Ndoshta, Atletico këtë sezon nuk e nisi aspak mirë, por ylli i skuadrës së Diego Pablo Simeones ka ditur që të rigjejë veten në këtë pjesë të dytë të sezonit dhe tani më shumë se kurrë pranon se edhe ai ndien siguri në cilësitë që ka.

"Unë vendosa që të braktisja shtëpinë time në moshën 14- vjeçare, lashë Francën për Spanjën, por edhe pse ndihesha i vetëm dhe më mungonte familja, brenda vetes ndieja që për të arritur të fitoja këto trofe nevojiteshin sakrifica"., tha fillimisht ai

"Tashmë, pas shumë vitesh sakrifica, ka ardhur momenti që të marr shpërblimin tim dhe jam shumë i lumtur. Madje, shpresoj që të fitoj edhe sa më shumë trofe të tjerë.

"Ne bëmë një ndeshje serioze, por i kishim studiuar mirë dhe e dinim që në fazën ofensive ata ishin shumë të rrezikshëm. Në minutat e para patëm fat, por më pas bëmë një punë shumë të mirë në mbrojtje, por më e rëndësishmja ditëm që të shfrytëzonim të gjitha gabimet e rivalëve tanë dhe ishim cinik përpara portës.

"Nuk e di nëse ishte gjakftohtësi e momentit, por mendoj se tashmë kam arritur vetëbesimin tim dhe kjo më lejon që të luaj më i qetë. Të shënosh është gjithmonë bukur, por kur me golat e tu ndihmon ekipin dhe arrin të triumfosh, aq më shumë në Europë, është fantastike.

"Nuk do flas tani për të ardhmen time. Ndoshta pas Botërorit", përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori