Griezmann: Jam një lider te Atletico Madrid
Antoine Griezmann është një nga lojtarët që duhet parë me vëmendje në ndeshjet Atleticoo-Juventus. Është lojtari më vendimtar për ekipin e Simeones. Në deklaratë për “UEFA”, francezi tregon rolin që ka në skuadër, flet për stilin e Simeones dhe për eliminatoren ndaj bardhezinjve.

“Dy ekipet kanë lojtarë të nivelit të lartë dhe do të punojmë shumë për të marrë rezultat pozitiv. Taktikisht do të jetë një ndeshje e vështirë”, tha kampioni i botës me Francën.

“Është një motivim më shumë për ne dhe për tifozët që finalja do të luhet në stadiumin tonë. Çdo ndeshje në ‘Vanda Metropolitano’ në Champions ka një atmosferë spektakolare. Është pikërisht ajo që na duhet ne lojtarëve për të dhënë më të mirën. Do të jetë një festë për të gjithë tifozët e Atletikos. Rruga drejt finales është shumë e vështirë, por ne do të japim shpirtin në fushë për ta arritur”, theksoi Griezmann

“Sigurisht që e ndiej veten lider. Jam pjesë e rëndësishme e këtij projekti dhe kjo më ka motivuar më shumë. Besimi i trajnerit, i klubit dhe i shokëve është me vlerë në futboll. E di që jam i rëndësishëm dhe unë do të bëj gjithçka për të arritur sa më larg të jetë e mundur”, vazhdoi më tej ylli i bardhekuqve. Stili i Atletikos- UEFA e pyet edhe për stilin e spanjollëve, i cili mund të ndikojë në lojën e Grizmanit. “Është një stil loje që më pëlqen, por unë dua të mësoj nga të tjerët dhe lojtarët e rinj. Ai stil na ka bërë fitues dhe nuk kemi arsye pse ta ndryshojmë. Në fillim ishte shumë e vështirë, sepse preferoja të qëndroja sa më në sulm dhe të prisja topin të vinte. Por, këtu tek Atletiko nuk mund ta bësh këtë gjë. Këtu duhet t’i ndihmosh shokët e skuadrës, të rikuperosh topa dhe ta nxjerrësh skuadrën përpara. Në fund të fundit kur fiton një duel ke edhe më shumë besim”, përfundoi Grrizmann. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori