Griezmann kërkon "Topin e Artë": Jam si Messi e Ronaldo
Antoine Griezmannn është shëndërruar në një nga lojtarët më të mirë në botë të momentit.

Këtë ai e ka vëretëtuar ne Botërorin që lamë pas por edhe me klubin e tij, Atletico Madrid.

Griezmann gjithashtu është një ngaemrat më të përfolur për tu bërë fitues i "Topit të Artë", këtë e pretendon edhe vetë lojtari francez.

“Mendoj se Topi i Artë ka më shumë prestigj dhe histori. Kanë mbetur vetëm edhe tre muaj për të dhënë më të mirën tonë. Është e qartë që unë jam lojtar i ndryshëm nga Cristiano Ronaldo, Messi, Neymar apo Kylian Mbappe. Unë jam ndër të mirët, por mund të përmirësohem”, ka thënë Griezmann.

Me pas Antoine Griezmann e ka krahasuar veten edhe me lojtarë si Messi dhe Cristinao Ronaldo.

“Unë tentoj të jem sa më i kompletuar që është e mundur. Unë nuk do t’i shënoj 50 gola, por do t’i ndihmoj skuadrës në repartin e sulmit dhe të punoj sa më shumë. Mendoj se tashmë jam në të njëjtin pozitë me Messin dhe Cristianon, dhe e di se edhe lojtarë të tjerë do të vijnë këtu." ka përfunduar Antoine Griezmann./albeu.com/

Shtuar më 17/09/2018, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori