Griezmann kërkon të transferohet te United, në gjurmët e Beckham
Antonioe Griezmann është gjithnjë e më pranë transferimit te Manchester United. "Këshilltari i imazhit", Sebastien Bellencontre kërkon që klienti i tij të jetë nën gjurmët e David Beckhamit, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Ai është shprehur se Griezmann dëshiron të ndjekë heroin David Beckham duke veshur fanellën me numër 7 në “Teatrin e Ëndrrave”.

"Ai do të luajë në ish-klubin e David Beckham, i cili është idhulli i tij. Gjithashtu francezi do të mbajë mbi shpinë fanellën me numër 7”, u shpreh Bellencontre.

United është e gatshme të shpenzojë sërish rreth 70 milionë euro për të nënshkruar me Griezmann.
Shtuar më 07/02/2017, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori