PDIU braktis Edi Ramën
Griezmann në librit e artë të La Ligas, shënon 100 gola
Pëlqej
Griezmann shkruan emrin e tij në historinë e La Ligës këtë sezon. Sulmuesi i Atleticos së Madridit arriti në shifrën e 100 golave në kampionatin spanjoll të futbollit, duke u bërë francezi i dytë që prek këtë sukses, pas bomberit të Realit, Karim Benzema.

Goli numër 100 i francezit në La Liga erdhi ndaj Espanyolit, në një pozicion të vështirë. Benzema arriti suksesin treshifror të golave përmes 202 paraqitjeve në fushë me “galaktikët”, krahasuar me 247 ndeshje që iu deshën Antoine Griezmannit, por më shpejt se këta të dy janë fenomenët e golave.

Cristiano Ronaldos iu deshën 92 ndeshje për të arritur shifrën e 100 golave, ndërsa Messi kishte nevojë për 154 sfida.

Francezi ka shënuar vetëm një herë nga pika e bardhë e 11 metrave. Griezmann bëri debutimin me Atleticon në gusht të vitit 2010, ndaj Real Sociedad.
Shtuar më 23/04/2017, ora 13:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori