Griezmann: Nuk kemi frikë ndaj Juventusit
Të mërkurën në mbrëmje Juventusi do të luajë kundër Atletico Madrid dhe Ronaldo do të rikthehet të luajë kundër një skuadre që i ka shënuar shumë herë.

Por portugezi dhe bardhezinjtë nuk e trembin Griezmannin, i cili ka besim të madh te skuadra e tij.

“Ne kemi lojtarë që kanë luajtur në finale të Champions Leagues, të Europa League apo dhe të Kupës së Botës. Ne jemi tashmë të sigurt në të tilla ndeshje dhe japim më të mirën tonë. Kemi lojtarë të rinj por, baza është e njëjtë”, tha Griezmann.

“Fakti që finalja është në “Wanda Metropolitano” na jep një motivim më shumë. Ky stadium ka pasur gjithmonë një atmosferë fantastike që kemi nevojë për të. Do të ishte një festë për ne, por rruga është e vështirë dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë”, përfundoi francezi. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori