Griezmann pajtohet me Ramos? Ky është mendimi i tyre
Griezmann dhe Sergio Ramos, së fundmi janë bërë pjesë e një "sherri" në distancë, duke sulmuar njëri-tjetrin me fjalë thumbuese.

"Sherri" është nisur nga francezi Griezmann i cili pati postuar në Instagram një foto ku shihej Ramos, duke e kurorëzuar atë si mbret të futbollit.

Më pas replikat ka vijuar dhe Ramos e ka quajtur kampionin e botes një budalla guximtar.

Por mbrëmjen e djeshme, të dy lojtarët i kanë shtrirë dorën njeri-tjetrit, madje janë përqafuar.

Gjithashtu pas ndeshjes të dy kanë folur fjalë të mirë:

“Ai është shoku im i vogël. Kam shumë respekt për të. Ai është një shembull për fëmijët dhe një qendërmbrojtës i mrekullueshëm. Për mua, kjo është një lojë, më pëlqen të argëtohem me bashkëlojtarët e mi dhe lojtarët nga skuadrat e tjera. Nganjëherë unë i ngacmoj, ndërsa këtë herë u ngacmova”, ka thënë Griezmann.

Edhe Ramosi ka thënë se ka respekt për francezin, njëjtë si për çdo lojtar tjetër.

“Nuk kam biseduar me Griezmannin, pavarësisht mendimin për njëri-tjetrin, ne gjithmonë duhet të kemi respekt maksimal për një bashkëlojtar profesionist”. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2018, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori