Griezmann premton se një ditë do të luaj aty
Barcelona e gjurmon dhe e tundon në mënyrë të vazhdueshme dhe pa u fshehur, ndërkohë që Atletico Madrid ngre barriera. Antoine Griezmann është njëri prej gurëve të çmuar të merkatos së verës.

Francezi, kampion bote në fuqi, nuk ka vendosur ende nëse do të largohet ose jo nga "colchoneros" përballë ofertave të majme që vijnë nga të gjigatët e kontinentit, por jo vetëm. Gjithsesi ylli i Atletico Madrid ka shprehur dëshirën e tij për të ardhmen.

"Do të më pëlqente të luaja kundër më të mirëve të MLS. Bëhet fjalë për një kampionat që po rritet me shumë shpejtësi. E shoh veten të luaj aty pas shumë vitesh", deklaroi Griezmann për “Prosoccer USA”, në formën e një premtimi. /albeu.com/


Shtuar më 03/05/2019, ora 22:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori