Griezmann: Shpërtheva në lot kur u zyrtarizova te Barcelona
Antoine Griezmann ka zbuluar detaje interesante lidhur me transferimin te Barcelona.

Zemra e tij duket se ka qenë gjithmonë me Barcelonën, teksa lojtari tregon se nuk ka përmbajtur vetën kur kuptoi se gjithçka po zyrtarizohet.

"I telefonova babait tim dhe fillova të qaja nga gëzimi, sepse isha aty, gjithçka kishte përfunduar" ka thënë Griezmann.

Griezmann u transferua tek Barcelona gjatë kësaj vere, teksa katalanasit paguan 120 milionë euro për ta afruar francezin në Camp Nou. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2019, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori