Griezmann te Barcelona, "L’Equipe" zbulon detajet e kontratës
E ardhmja e Antoine Griezmann është gjithmonë e më pranë Barcelonës.

Klubi katalanas dhe Atletico Madrid kanë nisur prej disa ditësh negociatat për futbollistin francez dhe sipas asaj që publikon gazeta franceze “L’Equipe”, blerja mund të mbyllet për 120 milionë euro dhe me futjen e ndonjë futbollisti tjetër në tratativë.

Simeone kërkon Nelson Semedon, por për momentin Barcelona nuk dëshiron që të lërë mbrojtësin portugez të largohet.

Mendohet se Griezmann do të firmosë për 5 sezone me 17 milionë eurosezon, një shifër më e ulët sesa ajo që përfitonte te Atletico Madrid, ku paguhej 23 milionë eurosezon.
Shtuar më 28/06/2019, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori