Griezmann tek Barcelona? Reagon motra e francezit
Motra e Antoine Griezmannit ka mohuar aludimet e vëllai i saj është në kontakt me drejtuesit e Barcelonës.

Eleminmi nga Liga e Kampioneve ka bërë që të qarkullojnë spekulime për të ardhmen e francezit, pasi që për të raportohet se janë të interesuar Barcelona dhe Manchester United.

"Është e vërtetë, Antoine është i zhgënjyer nga eliminimi, pasi që një nga objektivat e tij pas qëndrimit në Atletico ishte ta fitonte titullin e Ligës së Kampionëve në stadiumin e tij", ka thënë motra e Griezmannit, Maud.

"Por, ai është në të njëjtën gjendje me bashkëlojtarët, trajnerit dhe tifozët e klubit. Është e lodhshme të lexosh gjëra të reja çdo ditë për mendimet e vëllait tim dhe për këdo që mendon se e di për çfarë mendon vëllai im".

"Nëse jemi në kontakt me ndonjë klub për momentin, ai klub është Atletico Madridi dhe asnjë tjetër".
Shtuar më 20/03/2019, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori