Griezmann zgjat kontratën me Atleticon dhe u kërkon falje tifozëve
Antoine Griezmann do të qëndrojë te Atletico Madrid edhe për 5 vite të tjera. Sulmuesi i Atletico Madrid rinovoi me “Los Colchoneros” kontratën deri në vitin 2022.

Pasi firmosi këtë kontratë të re, Griezmann nëpërmjet faqes zyrtare të klubit iberik kërkoi falje për disa deklarata të tij që linin të kuptohej se ai do të largohej nga Atletico.

“Dua të kërkoj falje ndaj të gjithë atyre që keqkuptuan deklaratat e mia. Ndoshta unë nuk u shpreha mirë, ose disa media kërkuan tituj të rëndësishëm për diçka që nuk ekzistonte. Ajo që dua të them është se që nga momenti që kam ardhur kam dhënë maksimumin për klubin, shokët e mi të skuadrës dhe stafin teknik”, ka thën Griezmann.
Shtuar më 13/06/2017, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori